Aleatët më të mëdhenj të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA, Franca, Kanadaja e Gjermania bien dakord me konkluzionet se “qeveria ruse, me siguri thuajse të plotë miratoi sulmin helmues në Salisbury”. Rakordimi vjen vetëm pak orë pas daljes së Sekretarit britanik për Sigurinë, Ben Wallace, që akuzoi drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin si përgjegjës për sulmin me agjentin nervor “Novichok” në muajin mars e qershor.