Sport

LIGA E KONFERENCËS/ Dinamos i shtrohet rruga! Partizani, Vllaznia dhe Egnatia mësojnë rivalët e mundshëm

Liga e Konferencës është njohur sot me çiftet e turit të dytë. Shorti u hodh nga ora 14:00 në Nion të Zvicrës.

Dinamo është skuadra më me fat, pasi e nis rrugëtimin nga turi i dytë. Përballë do të ketë fituesin e çiftit Dudelanzh-Atletik Eskaldes. Kështu ka shmangur emrat “big” si Rapid dhe Jagiellonia. Partizani ndërkohë do të sfidojë fituesin e çiftit St. Patrik-Hegelman, nëse kalon turin e parë

LEXO EDHE: Premier League/ Sezoni i ri nis me përballje “big”, Liverpool starton mbrojtjen e titullit në shtëpi ndaj Bournemouth

Vllaznia mund të përballet me Malishevën në raundin e dytë, nëse të dyja skuadrat fitojnë sfidat respektive. Përndryshe do të sfidonte Vikingur.

Egnatia është po ashtu e interesuar për këtë tur, nëse nuk kalon raundin e parë kualifikues të Champions. Rrogozhinast do të përballen me humbësin e çiftit Ludogorets-Dinamo Minsk. Datat e rezervuara për këtë tur janë 24 dhe 31 korrik.

LIGA E KONFERENCËS, SHORTI I TURIT TË DYTË

Nju Seints/Shkëndija vs Drita/Diferdanzh (humbëset e secilit çift)

Ludogorest/Dinamo Minsk vs Egnatia/Breidablik (humbëset e secilit çift)

Atletik Eskeldes/Dudelanzh vs Dinamo

Vllaznia/Daugavpils vs Malisheva/Vikingur

St. Patrik/Hegelman vs Kalju/Partizani

Deçiq/Sileks vs Rapid