Është hedhur sot shorti i Premier League për sezonin sportiv 2025-2026. Kampionati do të nisë të premten, më 15 gusht, me ndeshjen e kampionëve në fuqi të Liverpool ndaj Bournemouth. Raundi 1, përmbyllet të hënën, më 18 gusht, me Leeds-Everton.
LEXO EDHE: Ethet ndalin Mbapenë! “Los Blancos” debutojnë sonte në Botërorin e Klubeve
Gjithsesi, në këto 4 ditë ndeshje, vëmendja do të përqendrohet të dielën, në përballjen “big” mes Manchester United dhe Arsenal, takim që do të luhet në “Old Trafford”. Po të dielën do të luajë edhe Chelsea, ndërsa të shtunën do të zbresin në fushë Manchester City, Aston Villa e Tottenham.
Java e fundit do të luhet më 24 maj 2026.
RAUNDI 1
E premte, 15 gusht
Liverpool – Bournemouth, 21:00
E shtunë, 16 gusht
Aston Villa – Newcastle 13:30,
Brighton – Fulham, 16:00
Nottingham – Brentford, 16:00
Sunderland – West Ham, 16:00
Tottenham – Burnley, 16:00
Wolves – Manchester City, 18:30
E diel, 17 gusht
Chelsea – Crystal Palace, 15:00
Manchester United – Arsenal, 17:30
E hënë, 18 gusht
Leeds – Everton, 21:00
Premier League përcillet ekskluzivisht në DigitAlb.