Showbiz

Linja ajrore vietnameze nxit njerëzit që të fluturojnë: “€8000 shpërblim nëse prekeni nga Koronavirusi”

Një linjë vietnameze fluturimesh ajrore ka vendosur të bëjë marketing në kohën e Koronavirusit.

Ajo ka nisur një politikë të re ku çdo pasagjer që preket nga Covid-19 gjatë fluturimeve të saj do të dëmshpërblehet me shumën prej 8000 eurosh.

Për çdo pasagjer që ka qenë pozitiv me virusin para fluturimit nuk do të marrë asnjë kacidhe për shkak të rregullores së vetëkarantinimit.