Aktualitet

Liria fetare në Shqipëri, reagon DASH

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin e përvitshëm për liritë fetare, ku në rastin e Shqipërisë, thuhet se qeveria është angazhuar për mbështetje financiare ndaj komuniteteve fetare dhe kthimin e pronave të tyre. Megjithatë theksohet se “Agjencia e Trajtimit të Pronës ende nuk ka përpunuar asnjë kërkesë për kthimin e pronës së sekuestruar gjatë epokës komuniste dhe miratoi vetëm një kërkesë për kompensim”. Në raport përmendet legalizimi i 41 xhamive, krahasuar me 137 vitin parardhës dhe asnjë në vitin 2014.