Pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda hoqi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, reagoi kreu i PD Lulzim Basha. Kryedemokrati shkruan në FB se, Lirimi i Simir Tahirit është triumfi i krimit dhe trafikantëve të drogës dhe goditje e rëndë për integrimin europian të Shqipërisë dhe drejtësinë e vërtetë. Basha thotë se Lirimi i Tahirit tregon se drejtësia është tashmë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës dhe kriminelëve të lidhur me të.