Aktualitet

Lista e zezë e ndërtimeve në bregdet, nis verifikimi i pasurive

Task-Forca e Policisë së Shtetit ka krijuar tashmë data basin me të gjitha ndërtesat në bregdet, të cilat kanë probleme pronësie. Burimet policore bëjnë me dije se lista me këto ndërtesa, të cilat janë bare, restorante dhe hotele, u është dërguar agjencive të tjera ligjzbatuese dhe pas kësaj pritet të bëhet verifikimi i pasurisë mbi bazën e të cilave ato janë ndërtuar. Në fund të këtij hetimi pritet sekuestrimi apo edhe prishja e këtyre ndërtimeve.