A mund të vijë një ndihmë e parë nga sektori privat mbi pacientët që mendojnë se janë mbartës apo shfaqin simptoma të Koronavirusit?!
Kjo ishte një ndër pyetjet që u ngrit sot në Live From Tirana me Eno Popin, ku i ftuar ishte drejtori i spitalit Salus, Anri Beshello.
Anri theksoi se në bazë të urdhrave të qeverisë, sektori privat nuk mund të bëjë shumë mbi luftën me virusin Sars-Cov2 megjithatë një ndihmë e parë mund t’u ofrohet pacientëve të tyre.
Nëse një mjek i spitalit Salus dyshon se një qytetar apo pacient është mbartës i virusit apo ka shfaqur disa shenja atëherë në ndihmë të tij telefonohet 127-ta për tu gjykuar çështja siç duhet.
Në raste të tjera kur një qytetar telefonon Salus duke shfaqur shqetësime për sëmundje të tjera atëherë bëhet një seleksionin i fortë dhe shumë i kujdesshëm për ata që mund të kenë nevojë urgjente që të shtrohen në spital.
“Mjekët duhet të veprojnë me inteligjencë. Kjo nuk është koha për të bërë para,është koha të bëhemi 1” -tha Anri Beshello për TAR.