BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

Live nga shtëpia e “Big Brother”, Laert Vasili befason me detaje nga e kaluara e tij! “Erdha në Tiranë që të mos më…”

Pas largimit të Indritit nga emisioni që po zhvillonin Gerta dhe Loredana, kjo prej faktit se u ofendua që ishte thjesht një opsion e nuk u ftua nga moderatoret, por e veçuan në fillim.

Ai e la intervistën që në minutat e para duke shprehur se nuk ishte opsion.

Të habitura nga veprimi i Indritit, Gerta dhe Loredana vijuan me pjesën tjetër të programit, me të ftuarin e dytë, aktorin Laert Vasili.

Ata kanë diskutuar rreth fëmijërisë së tij dhe fillimi i karrierës, që sipas tij nuk e kupton pse është një aktor i mirë.

Ai ka zbuluar se para se të dilte në premierë herën e parë, arsyeja më shumë ishte se i kishte mungesat e justifikuara në gjimnaz dhe kishte shumë sukses me femrat.

Gjatë kohës që jetonte në Sarandë ai zbuloi se kur qëndronte me një fqinje, vetëm sepse ishin parë së bashku, daja e tij është nisur për ta fejuar.

Erdha në Tiranë tek gjyshja, një javë, që mos të më fejonin…

Gerta e ka ngacmuar që njerëzit dëshirojnë ta shikojnë çift, cili është plani i Laertit, diçka që ai e ka kthyer me humor:

Do të luaj tek a’ çift

Ai ka shpjeguar se sa periudhë e vështirë ka qenë për t’u shoqëruar me një femër në marrëdhënie miqësore, sa një herë i kanë drejtuar thikën pasi qëndronte me një shoqe që kishte në universitet.