Sport

Liverpool humbet në Londër, ngec Chelsea! Paqe në Derbin e Manchester

Premier League zhvillon raundin e 31-të. Këtë të diel u mësua edhe skuadra e parë që zyrtarisht është rrëzuar nga elita e futbollit anglez dhe ajo është Southampton. Tri pikë për Fulham që mposht kryesuesit e Liverpool, ndërsa Chelsea ka tetë ndeshje që nuk fiton jashtë fushës së vet. Në orën 17:30 luhet derbi mes Manchester United dhe Manchester Cityt.

Në “Craven Cottage” të Londrës, Fulham fitoi 3-2 kundër Liverpool dhe bëri surprizën. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Mac Allister në minutën e 14-të, para se Sessegnon, Iuobi dhe Rodrigo Muniz të përmbysnin që në pjesën e parë. Liverpool nuk pësonte tre gola në 45 minutat e para që prej 2020, kur humbiste 7-2 nga Aston Villa. Në fraksionin e dytë Luiz Diaz shënoi golin e dytë për të besuarit e Arne Slot dhe paçka kohës në dispozicion nuk mundën të dilnin me pikë nga kryeqyteti. Edhe pse me humbje, Liverpool kryeson bindshëm tabelën e Premier League me 11 pikë më shumë se Arsenali ndjekës.

LEXO EDHE: Max Verstappen vendos rekord në Japoni, fiton pole-position e parë sezonal! Zhgënjen Hamilton!

Në “Hotspur Stadium” Tottenhami u rikthye te fitorja pas katër ndeshjeve duke mposhtur 3-1 Southamptonin. Kjo humbje ishte “goditja finale” për miqtë që nga sezoni i ri do duhet të luajnë një kategori më poshtë pasi zyrtarisht janë skuadra e parë e rrëzuar nga Premier League. Johnson me dopietë dhe Tel shënuan për Spurs. Me 37 pikë Tottenham ngjitet në pozitën e 13-të.

Nuk pati fitues në derbin e Manchesterit. Ndeshja mes United dhe Cityt, e luajtur në  Old Trafford, përfundoi pa gola.

Me këtë rezultat, ekipi i Amorim e sheh veten në vendin e 13-të me 38 pikë. Të besuarit e Guardiolës janë në vendin e pestë me 52 pikë, një pikë më pak se Chelsea i vendit të katërt.

Premier League, raundi 31:

E diel, 6 prill 2025

15:00 Brentford 0-0 Chelsea

15:00 Fulham 3-2 Liverpool

15:00 Tottenham 3-1 Southampton

17:30 Manchester United 0-0 Manchester City

Premier League përcillet ekskluzivisht në DIGITALB.