Sport

Liverpuli e mban fjalën, e konfirmon trajneri Slot: Familja e Diogo Zhotës është paguar deri në fundin e kontratës!

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot konfirmoi se klubi i pagoi të vesë së Diogo Zhotës, Rute Kardoso, të gjithë pagën e tij deri në fund të kontratës, një gjest që nuk shihet shpesh në futboll. “Pronarët shpesh kritikohen, por mënyra se si e trajtuan këtë situatë ishte shembullore. Ata i paguan gruas dhe fëmijëve të tij shumën e plotë të përcaktuar në kontratë. Kjo mund t’u duket normale shumë njerëzve, por nuk është në futboll”, tha trajneri për TNT Sports.

LEXO EDHE: Rute Cardoso bën paraqitjen e parë publike pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës në ceremoninë e “Topit të Artë”!

Zhota, 28 vjeç, kishte ende dy sezone të tjera për të luajtur për Liverpulin në kohën e vdekjes së tij, dhe shuma e paguar familjes së tij arrin në afërsisht 15.5 milionë euro deri në vitin 2027.

LEXO EDHE: Ka pasur lidhje me gruan e tij?/Reagon i indinjuar miku më i mirë i të ndjerit Diogo Jota!

Slot gjithashtu theksoi reagimin prekës të tifozëve dhe shokëve të ekipit, lule në memorial, thirrje gjatë ndeshjeve dhe vëmendjen e kushtuar familjes së lojtarit:

“Vajtimi që përjetoi i gjithë qyteti tregon se sa e veçantë është të punosh për këtë klub. Është e pabesueshme ajo që kanë bërë tifozët dhe lojtarët tanë.”

Holandezi më në fund pranoi vështirësinë e përballimit të jetës së përditshme pas tragjedisë:

“Ka momente kur ndihem si gruaja dhe fëmijët e tij. Jeta vazhdon, por është e vështirë të dish se me çfarë duhet të përballen.”