Celebrities Gossip Showbiz

Ka pasur lidhje me gruan e tij?/Reagon i indinjuar miku më i mirë i të ndjerit Diogo Jota!

Bota e futbollit është ende në zi për vdekjen tragjike të Diogo Jotas, një lojtar i kombëtares portugeze dhe yllit të Liverpoolit, i cili ndërroi jetë së bashku me vëllanë e tij Andre në një aksident me makinë në fillim të korrikut. Veçanërisht i prekur nga kjo tragjedi është miku i tij dhe ish-shoku i ekipit Ruben Neves, i cili reagoi ashpër ndaj kopertinës së revistës portugeze, TV Guia.

Revista publikoi një artikull në lidhje me mbështetjen e Neves për të venë e Jotas, Ruta Cardoso, por lajmi u shoqërua nga një foto që linte të kuptohej një marrëdhënie romantike midis të dyve. Fotografia, e cila tregon momentin para një përqafimi ose një puthjeje miqësore në faqe, ishte përshtatur në një mënyrë që sugjeronte intimitet, gjë që shkaktoi reagime.

Futbollisti i Al-Hilal, i cili është në një lidhje me Debora Lourenço për më shumë se 11 vjet, shkroi në rrjetet sociale. “Unë dhe gruaja ime nuk jemi përfshirë kurrë në ndonjë skandal. Jemi të lumtur, kemi një familje për të cilën jam krenar. I respektojmë të gjithë, por jo ata që nuk i respektojnë të tjerët. Zgjedhja e asaj fotoje është e turpshme”-shkroi Neves.

Ai shtoi se ai dhe familja e tij kishin qëndruar pranë familjes së Rute dhe Jota që nga fillimi i tragjedisë dhe se fotoja ishte publikuar pa kontekst me qëllim krijimin e dramës së rreme. Neves dhe Jota ndanin një dhomë zhveshjeje te Porto, Wolverhampton dhe te skuadra kombëtare e Portugalisë.