Showbiz

Lizzo flet për humbjen e peshës dhe pozitivitetin ndaj trupit: “Jam thjesht një version më i vogël i vetes”

Këngëtarja e njohur Lizzo ka rrëfyer hapur për ndryshimet fizike dhe psikologjike që ka përjetuar gjatë udhëtimit të saj për humbje peshe. 37-vjeçarja shfaqet në kopertinën e numrit të shtatorit të revistës “Women’s Health UK”, ku tregon se si ka evoluar marrëdhënia e saj me trupin dhe vetëbesimin.

Më pëlqen si dukem tani. Ende mendoj se jam e madhe. Ende vesh rroba plus-size. Kam të njëjtat pala, të njëjtin bark, të njëjtat kofshë – thjesht jam një version më i vogël.


Lizzo theksoi se për të, pozitiviteti ndaj trupit nuk ka të bëjë me qëndrimin në një formë të caktuar:

Pozitiviteti ndaj trupit është akti radikal i guximit për të ekzistuar me zë të lartë dhe me krenari, në një shoqëri që të thotë se nuk duhet të ekzistosh

Artistja, e cila ka dokumentuar udhëtimin e saj të humbjes së peshës që nga viti 2023, foli gjithashtu për marrëdhënien e vështirë që kishte dikur me ushqimin.

Ajo pranoi se shpesh hante në mënyrë të tepruar si reagim ndaj stresit, ankthit ose trishtimit:

Kishte raste kur haja aq shumë sa më dhembte stomaku. Pastaj ndihesha shumë në siklet dhe nuk ia tregoja askujt. E fshihja dhe lidha shumë emocione me ushqimin – ishte një mënyrë për t’u përballur me ndjesitë e mia.

Me rrëfimin e saj të sinqertë, Lizzo vazhdon të frymëzojë miliona fansa përmes mesazhit të vetëdashurisë dhe pranimit të vetes, pavarësisht standardeve që vendos shoqëria.