Gossip Showbiz

Loja që shkaktoi të qeshura në “shpellë”, Klajdi: “Kam bërë operacion për zgjatjen e…”

Një moment plot humor ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” gjatë një sfide të veçantë, ku banorët duhej të ndajnë me të tjerët dy të vërteta dhe një gënjeshtër, ndërsa të tjerët do të përpiqeshin të zbulojnë se cila ishte gënjeshtra.

Sfidën e nisi G Bani, i cili lexoi deklaratat e tij:

Kam punuar në paketimin e mishit në një fabrikë. Kam qenë shef kuzhine në një restorant italian. Kam një diplomë për pilot avioni.

Banorët e zbuluan menjëherë që gënjeshtra ishte se G Bani kishte një diplomë për pilot avioni.

Pas tij, Rozana lexoi letrën e Gjestit që përmbante:

Më ka ngrënë gjeli. Jam homoseksual. Kam punuar në lavazhi.

Deklarata shkaktoi shumë të qeshura, dhe banorët e zbuluan shpejt se gënjeshtra ishte se Gjesti ishte homoseksual.

Në vazhdim, Gjesti lexoi letrën e Rozit, e cila përmbante:

Kam bërë një implant veshkash. Kam ngrënë vetëm patate për një muaj. Kam bërë një operacion për të zgjatur trupin.

Banorët arritën të zbulojnë se gënjeshtra ishte se Roza kishte bërë një operacion për të shtuar gjatësi.

Për të përmbyllur sfidën, Klajdi lexoi deklaratat e tij:

Kam fjetur me një mashkull të panjohur dhe më ka pëlqyer. Kam shitur banane dhe thana. Kam bërë operacion për zgjatjen e penisit.

Banorët ishin konfuz në fillim, por më pas Klajdi shpjegoi se mashkulli me të cilin kishte fjetur dhe i kishte pëlqyer ishte Laerti, ndërsa gënjeshtra ishte operacioni për zgjatjen e organit.

Ky moment ka sjellë shumë të qeshura dhe ka ndihmuar që atmosfera në shtëpi të bëhet më relaksuese dhe sociale, duke e pasuruar dinamikën mes banorëve.