Bota

Londra ‘ndërron mendje’: Më mirë me BE-në, se me SHBA-në!

“Europa është kthyer”, shkruhet në kopertinën e New Statesman, e përjavshmja e njohur e së majtës britanike.

Dhe në fakt, sipas Corriere della Serës, rikthimi i Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian do të jetë tema politike dominuese në Londër gjatë këtij viti, saktësisht dhjetë vjet pas referendumit që vulosi Brexit-in.

Një diskutim i tillë kishte nisur prej muajsh, por ka pësuar një përshpejtim të papritur në vazhdën e lëvizjeve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump. Edhe pse kryeministri britanik Keir Starmer, së bashku me liderë të tjerë europianë arritën ta davarisnin tensionin e krijuar me pretendimet e Trumpit për aneksimin e ishullit, në Londër ekziston një ndjesi se dicka është thyer në marrëdhënien transatlantike.

Akoma edhe më shumë i hodhën benzinë zjarrit komentet e kreut të shtetit amerikan i cili e quajti një budallallëk kthimin e ishujve Chagos Mauritiusit nga ana e  Britanisë së Madhe, si dhe minimizimin e sakfircave dhe gjakut të derdhur nga trupat britanike në Afganistan. Londra zyrtare vazhdimisht e ka përsëritur se nuk kishte asnjë qëllim të zgjidhte mes Amerikës dhe Europës dhe se donte t’i kultivonte të dyja marrëdhëniet.

LEXO EDHE: Legalizimi i kanabisit 2 vite më parë në Gjermani, studimi: Janë shtuar psikozat tek të rinjtë!

Por tani, vazhdon shkrimi, era duket se po fryn më shumë në drejtimin e BE-së, teksa unioni po konsiderohet më i besueshëm sesa SHBA. Debati është hapur tashmë edhe brenda Partisë Laburiste dhe vetë Starmer ka deklaruar se synon një “përafrim gjithnjë e më të madh me tregun e Bashkimit Europian.

Kjo kthesë duket merr parasysh edhe faktin që në opinionin publik, gjykimi për Brexit-in tashmë është konsoliduar dhe shumica sot, e konsideron një gabim vendimin për shkëputje nga BE-ja, edhe pse kjo nuk nënkupton se do të votonin për nje rikthim të drejtpërdrejtë në radhët e bllokut.