Gossip Showbiz

Look i ri, romancë e re…Billie Eilish kapet “mat” me aktorin e njohur!

Ajo është vetëm 19-vjeçe dhe ka një sukses të jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Billie Eilish e cila me projektet e saj shumë të veçanta muzikore është shndërruar në fenomen dhe është një ndër artistet e vetme që në një moshë kaq të re ka thyer kaq shumë rekorde.

Së fundmi duket se këngëtarja e hitit “Bad guy” ka nisur një romancë të re me aktorin Matthew Tyler Vorce. Ata janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit në rrugët e Santa Barbara-s, në Kaliforni dhe kaq mjaftoi që të nisnin mënjeherë aludimet për një romancë të re.

Dyshja e njohur dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Këtë e vërteton kjo foto.

Nuk mendoni edhe ju kështu?!

Së fundmi, këngëtarja i ka befasuar të gjithë me ndryshimin në look. Artistja e famshme mesa duket ka vendosur të heq dorë nga flokët jeshilë, duke u kthyer në një bjonde.

Neve na duket fantastike Billie, po ju?!

https://www.instagram.com/p/CN3hr-blcoW/

Së fundmi artistja ka ngritur një urdhër ndalimi kundër një burri, i cili dyshohet se e ka ngacmuar dhe kërcënuar afër shtëpisë së saj në Los Angeles për 6 muajt e fundit. Ky i fundit e kishte frikësuar këngëtaren, duke e ndjekur vazhdimisht gjatë rrugës për në shtëpinë e saj në Los Angeles.