Një nga çiftet më të komentuar në botën e show bizz-it, Karin Adeyemi dhe Loredana, kanë habitur të gjithë ndjekësit e tyre duke shpërndarë një lajm mjaft të bukur dhe të papritur. Ata janë martuar!
Ky lajm i mrekullueshëm u bë publik pasditen e sotme përmes një postimi në Instagram, ku çifti ka ndarë një foto nga dasmën e tyre, duke treguar lumturinë e pafundme që ndjejnë për njëri-tjetrin. Në fotografinë e shpërndarë, ata shfaqen të lumtur, me unaza martese në gishta, duke konfirmuar se tashmë janë zyrtarisht burrë e grua.

Pas kësaj surprize, të gjithë janë në pritje të më shumë pamjeve dhe detajeve nga dasmën e tyre, duke u bërë kështu një temë e nxehtë diskutimi në rrjetet sociale.