Reperja e njohur Loredana ka njoftuar se së shpejti do të publikojë një libër autobiografik, një hap të ri për të si shkrimtare. Libri, titulluar “When My Heart Broke” (“Kur m’u thye zemra”), do të dalë më 18 nëntor.
Historia ime është e trishtë
– tha Loredana, teksa ndau kopertinën e librit. Ajo theksoi se secili ka historinë e tij të dhimbshme, por për të, e saj është veçanërisht e thellë sepse e ka përjetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Dua t’ju mirëpres në historinë time, e cila është shkruar nga unë. Edhe pse rikthimi te plagët e vjetra është i vështirë, ndiej se është koha ta ndaj
– shtoi ajo. Loredana njoftoi gjithashtu se ky libër do të përmbajë eksperienca që nuk i ka bërë kurrë publike më parë.