Nëse klikoni emrin e Loredanës në Instagram do të shihni që llogaria e saj nuk gjendet askund përveç faqeve që fansat kanë hapur në emrin e saj.
Po cila është arsyeja që e çoi reperen të marrë këtë vendim?! Aludohet se Lori mund të jetë duke punuar për albumin e saj më të ri muzikor dhe largimi nga rrjetet sociale për tu fokusuar tek projektet e reja është një metodë që përdorin shumë artistë.
Kjo edhe për të tërhequr vëmendjen se diçka e re po vjen nga këngëtarja dhe fansat duhet të bëhen gati për një tjetër kapitull të karrierës së Loredanës.
Megjithatë, reperja mund ta ketë marrë këtë vendim edhe për shkak të problemeve që ka me ligjin. Kujtojmë se kohë më parë ajo është përfshirë në një skandal ku u akuzua se u kishte vjedhur një shumë të madhe parash një çifti në Zvicër.
Cilado qoftë arsyeja, fansat e zjarrtë të Loredanës e presin me padurim kthimin e saj.