E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji dhjetor për secilën shenjë të zodiakut.
Si parashikohet dhjetori për Peshoren?
Peshorja do të derdhë lot gëzimi. Duhet të kenë kujdes pak probleme me shëndetin, duhet të kenë kujdes nga falimentimet. Mund të kenë kaluar ndonjë operacion, por shëndeti në radhë të parë. Mund të vriten dhe pak shpirtërisht. Duhet të kenë kujdes nga persona që nuk shikojnë drejtimet e tyre, shikojnë drejtime të ndryshme. Janë në pritje të disa lajmeve gjatë muajit dhjetor. Duhet të kenë kujdes se dikush mund t’ia presë lajmet në mes. Kanë një karakter të fortë, një intuitë të fortë, një energji të fortë. Duhet t’i japin kurajo vetes. Do henë pak të mërzitur, por universi do t’i japë dhurata të bukura. Do shpërblehen. Në dashuri do jenë mirë.