Bota

“Lufta e Tretë Botërore”/ Pakti i armëve Rusi-Kore e Veriut dhe bombardimet në Kiev, a po ndodh ajo që paralajmëroi Papa Françesku?!

Raketat e lançuara nga Koreja e Veriut, që u lëshuan nga Rusia për të shkaktuar një masakër në Kiev, janë një dëshmi e qartë e përshkallëzimit të luftës që po përhapet me shpejtësi.

Ngjarja e djeshme është një ilustrim i asaj që Papa Françesku ka paralajmëruar vazhdimisht, një “Luftë e Tretë Botërore pjesë-pjesë” që po bëhet gjithnjë e më reale.

Ky akt agresioni përfaqëson një rreth vicioz, ku armët e dorëzuara nga Koreja e Veriut po rrisin kapacitetin shkatërrues të forcave ruse.

Nga ana tjetër, inxhinierët dhe specialistët e Moskës po kontribuojnë në përmirësimin dhe rritjen e prodhimit të këtyre armëve, duke shtuar tensionet dhe pasigurinë globale.

Ky zhvillim i ri është një tjetër sinjal i një bote që po shkon drejt një përplasjeje gjithnjë e më të afërt dhe të përgjakshme.

“The New York Post”: Europa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore!

Dokumentet sekrete zbuluan se Berlini ka filluar të bëjë plane për mënyrën si mund të ndihmojë në dislokimin e deri në 800 000 trupave të NATO-s, përfshirë amerikanë, në Ukrainë ndërsa Rusia vazhdon të rrisë sulmet bërthamore, sipas “The New York Post”.

“Operacioni Deutschland” është një plan me 1000 faqe për të përgatitur Gjermaninë mbi mundësinë e një skenari të Luftës së Tretë Botërore. Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, dokumentet top-sekret thuhet se detajojnë ndërtesat dhe infrastrukturën specifike për t’u mbrojtur, që ato të mund të përdoren nga ushtria, si duhet të përgatiten bizneset dhe civilët në rast të kërcënimeve të shtuara.

Ata sugjeruan edhe se Berlini po përgatiste 200,000 automjete ushtarake në të gjithë territorin gjerman, nëse aleancës i kërkohet të bashkohet me përpjekjet e Ukrainës, megjithëse detaje të mëtejshme mbaheshin të klasifikuara.

“Gjermania gjithashtu ka këshilluar qytetarët për mënyrat për t’u përgatitur për më të keqen duke rritur vetëmjaftueshmërinë e tyre përmes mekanizmave, duke përfshirë instalimin e gjeneratorëve me naftë apo edhe turbinave me erë”, sipas raportit.