Aktualitet

Lufta me flakët, kryeministri Rama falënderon zjarrfikësit dhe ushtrinë/Veçon Agim Trocin!

Me një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama falënderoi forcat e shumta zjarrfikëse dhe të ushtrisë që po “luftojnë” me vatrat aktive të flakëve në mbarë vendin. Një falënderim të veçantë e ka për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci, i cili dy ditë më parë u asfiksua dhe pësoi djegie nga flakët, gjatë përpjekeve për të shpëtuar disa qytetarë.

“MIRËMËNGJES dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilët janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë!