Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku janë pritur sot në një takim zyrtar në Romë nga Kryeprokurori kundër Mafias dhe Terrorizmit, Federico Cafiero de Raho. Në qendër të diskutimeve midis dy delegacioneve ka qenë forcimi i bashkëpunimit për hetimin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.