Bota

Lufta në Ukrainë/ Shtohen dyshimet për helmimin e Abramoviç dhe negociatorëve ukrainas!

Roman Abramoviç dyshohet se është helmuar, bashke me disa negociatorë ukrainas për paqen. Lajmi është publikuar nga ‘Wall Street Journal’, e cila shkruan se oligarku rus, Roman Abramovich, së bashku me negociatorët e Ukrainës për paqen, mund të jenë duke vuajtur nga simptomat e helmimit.

Sipas gazetës, simptomat u shfaqen pas një takimi në Kiev në fillim të këtij muaji. Raporti i cili është publikuar nga WSJ, thotë se Abramovich, si dhe të paktën dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas, shfaqën simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të vazhdueshëm, dhimbje, dhenja në lëkurë, në fytyra dhe duart e tyre.

Ata fajësuan për sulmin e dyshuar krahun ekstrem të Moskës e cila donte të sabotonte bisedimet, pasi nuk donte që të merrte fund lufta. Një person i afërt me Abramovich tha se nuk ishte e qartë se kush e kishte shënjestruar grupin për ta helmuar.

Abramoviç dhe negociatorët ukrainas, të cilët përfshijnë ligjvënësin e Krimesë, Rustem Umerov, tani janë në gjendje më të mirë shëndetësorë dhe nuk janë në rrezik për jetën. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është takuar me zotin Abramoviç, nuk është prekur, thanë ata. Zëdhënësi i Zelensky tha se ai nuk kishte informacion për ndonjë helmim të dyshuar.

Ekspertët perëndimorë që hetuan incidentin thanë se ishte e vështirë të përcaktohej nëse simptomat ishin shkaktuar nga një agjent kimik apo biologjik, apo nga një lloj sulmi me rrezatim elektromagnetik.