Bota

Lufta tregtare shkon më tej, Kina ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë!

Kina ka paraqitur një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër tarifave të mëtejshme të SHBA.

 “Kina paraqiti një ankesë në OBT kundër masave të tjera tarifore prej 50% të Shteteve të Bashkuara për produktet kineze”, thuhet në një deklaratë.

Sipas Kinës tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump, po kërcënon dhe destabilizon tregtinë globale.

Që pas shpalljes së tarifave, Pekini është hakmarrë duke vendosur tarifa shtesë për mallrat amerikane që do të hyjnë në fuqi nga nesër.

Kina po i përgjigjet njoftimeve të djeshme të presidentit amerikan Donald Trump me tarifa shtesë prej 84% për produktet e importuara amerikane, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme kineze.

Njoftimi i tarifave të reja nga Kina çoi në një “ulje” të re në tregjet amerikane, me S&P 500 që ra menjëherë me 1.5%. Më herët, Pekini kishte përdorur një gjuhë të fortë kundër veprimeve të  Presidentit të Shteteve të Bashkuara, në lidhje me marrëdhëniet tregtare dypalëshe, duke i quajtur lëvizjet e tij  “kërcënuese dhe shtrënguese”  dhe “gabim pas gabimi ” .

Qeveria kineze përsëriti synimin e saj për t’iu përgjigjur me kundërmasa, duke deklaruar se  Uashingtoni  do të përballej me pasojat e veta. Letra  e Bardhë bëri të qartë se Pekini nuk ka ndërmend të tërhiqet në luftën tregtare dhe kujtoi komunikimin e fundit midis  Trump  dhe  Xi Jinping.