Aktualitet

Luigi Soreca: Manifestim paqësor, jo dhunë më 16 shkurt!

Ambasadori i BE në Tiranë bën apel ekskluziv në “Deutsche Welle” për zhvillimin e një manifestimi paqësor në demonstratën e 16 Shkurtit në Tiranë. “Mendoni për të ardhmen”, thotë ai. Sipas ambasadorit të BE-së, Luixhi Soreka, “Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat e të gjitha palët të bashkëpunojnë”. “Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve.” – theksoi Soreka. Ambasadori i BE-së, kërkoi që protestuesit të shmangin dhunën ndërsa iu drejtua qytetarëve e fjalët flisni pa dhunë, mesazhet tuaja do të dëgjohen.