Lulzim Basha deklaron se pandemia COVID-19 ka goditur turizmin, që përbën 22% të ekonomisë sonë. Sipas tij, “këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe” dhe akuzon qeverinë Rama për dritëshkurtësi e premtime të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë. Kreu demokrat shprehet se “100 mijë punonjës e mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me këtë sektor, rrezikojnë punën e mbijetesën e tyre dhe të familjeve”. Ai thekson se një qeveri e përgjegjshme duhet të subvenciononte konsumin e qytetarëve e të injektonte para’ përmes masave konkrete mbështetëse. “Ne do t’i japim fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërsa mbi 95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin”, – thotë Basha.