Një moment i ndjerë solidariteti është ndarë së fundmi nga Joz Marku në rrjetet sociale, pasi vendosi t’i përgjigjej pozitivisht një kërkese të sinqertë nga një maturant i quajtur Kristian. Djali i kishte shkruar Jozit me fjalët:
Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm
-një lutje që preku ndjekësit.
Pa hezituar, Joz Marku bëri të mundur që Kristian të shkonte në mbrëmjen e maturës me makinë luksoze, duke i realizuar një ëndërr të vogël por me shumë rëndësi për të. Në një postim në Instagram Story, Joz shkroi:
Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte.
Mirënjohja nga ana e maturantit nuk mungoi. Në një mesazh emocionues, ai i drejtohet Jozit:
Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë të presim sonteee je i ftuar nëse dëshiron 15 min thjesht të ishe prezent do doja, meqenëse ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua.
Ky gjest i thjeshtë, por me shumë zemër, ka prekur ndjekësit dhe është përshëndetur si një shembull i bukur mirësie dhe mbështetjeje për të rinjtë, në një moment të rëndësishëm të jetës së tyre.