Gossip Showbiz

Me cilët banorë mban ende kontakt Gjesti? “Ka përfundu Big-u…”

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka dhënë së fundmi intervistën e tij të parë pas përfundimit të spektaklit. Në bisedën e tij, këngëtari pejan foli për jetën pas formatit, për projektet që ka në plan dhe për marrëdhëniet me ish-banorët.

Ai u shpreh se rikthimi në jetën reale ka qenë i vështirë dhe se ka qenë shumë i zënë me angazhime personale e profesionale. Sipas tij, shumë prej ish-konkurrentëve ende janë të përfshirë në rrjedhat e spektaklit, ndërsa ai ka vendosur të ecë përpara.

Me Valbonën kam komunikuar tani vonë, me Xenin pak. Me tjetër kë nuk po di, asnjë pothuajse. Shumë i ngarkuar, në jetë reale me u rikthy shumë zor. Po i dëgjoj duke folur gjithçka, kështu që ata akoma po merren me Big Brother

Ai shtoi me vendosmëri:

Ka qenë çfarë ka qenë, ka përfunduar Big-u, çka po doni më? Natën e mirë

Duket qartë se fituesi i BBVA4 është i fokusuar tashmë në jetën dhe karrierën e tij jashtë shtëpisë së famshme, duke lënë pas çdo debat apo përfshirje në diskutimet që ende vijojnë rreth spektaklit.