Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, tha se presidentit amerikan, Donald Trump, i dorëzoi medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen, gjatë takimit të djeshëm.
Ia dorëzova medaljen presidentit të Shteteve të Bashkuara, i kalova Çmimin Nobel për Paqen. I thashë se 200 vjet më parë, gjenerali (Marquis de) Lafayette i dha Simón Bolívar-it një medalje me George Washington-in. Që atëherë, Bolívar e mbajti për gjithë jetën e tij. 200 vjet histori, populli i Bolívarit po i dhuron trashëgimtarit të Washingtonit një medalje, në këtë rast medaljen e Nobelit për Paqen, në njohje të angazhimit unik për lirinë tonë.
Qendra Nobel njofton se çmimi nuk është i transferueshëm
Qendra Nobel për Paqen në Oslo përsëriti parimin themelor të vendosur nga Komiteti Norvegjez i Nobelit:
Sapo të shpallet Çmimi Nobel, nuk mund të revokohet, as ndahet ose transferohet. Vendimi është përfundimtar dhe i vlefshëm përgjithmonë. Ndaj, paraqitja fizike e medaljes presidentit Donald Trump nga shefja e opozitës venezueliane, Machado, nuk ka vlerë nga perspektiva e dorëzimit.