Celebrities Gossip Showbiz

Madonna rikthehet me ish-in, fotografohet me 38-vjeçarin Akeem Morris në Londër!

Ikona e muzikës pop, Madonna, është fotografuar në hotelin luksoz Broadwick Soho në Londër, ku ka shijuar darkën me të dashurin e saj 38-vjeçar, Akeem Morris. Këngëtarja dhe trajneri i futbollit dukeshin të relaksuar të kapur për dore teksa po shijonin një takim romantik. Kjo nuk është hera e parë që Madonna shihet pikërisht në atë vend. 42 vjet më parë, ajo shkrepi fotosesionin e saj të parë britanik në çatinë e atij hoteli në Londër.

Rikujtojmë se Madonna dhe Akeem u takuan në vitin 2022 dhe dy vite më vonë e konfirmuan lidhjen e tyre duke postuar foto të përbashkëta në Instagram, me rastin e Ditës së Falënderimeve. Në fillim të këtij viti, këngëtarja ndezi më tej spekulimet për një fejesë të mundshme kur postoi një foto ku tregonte dorën e saj me një unazë të madhe. Mediat kishin spekuluar më parë për një ndarje të mundshme për shkak se Madonna u shfaq e vetme disa herë në publik.

Para lidhjes së saj me Akeem, ikona e muzikës pop ishte në një lidhje me 30-vjeçarin Josh Popper. Ishte gjithashtu në një lidhje romantike me balerinin Ahlamalik Williams, i cili ishte 35 vjet më i ri. Rikujtojmë se Maddona është paditur nga një spektator i koncertit të saj të turneut të fundit në SHBA për “pornografi të pa paralajamëruar” në skenë, duke argumentuar se në vend të shfaqjes muzikore ishte detyruar të shihte “gra të zhveshura nga mesi e lart, duke kryer simulime aktesh seksuale në skenë”.

Padia e ngritur në Los Angeles nga ankimuesi Justen Lipeles, përmend gjithashtu akuza të tjera për koncertin e 7 marsit në sallën Kia Forum, ku akuzohen këngëtarja dhe organizatorët e eventit Live Nation. Në të përmendet nisja e vonuar e koncertit, refuzimi i lejimit të ajrit të kondicionuar në sallë nga këngëtarja, dhe “pornografia në skenë” si ‘e pakërkuar dhe e panjoftuar’. Lipeles kishte blerë dy bileta nga $500 për koncertin që duhet të niste në 8.30 të darkës por që nisi në 10.00