Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, i shoqëruar nga homologu i tij kosovar Dardan Gashi po zhvillon një vizitë zyrtare në Kalabri, ku jeton një komunitet i madh arbëresh. Në një takim në Kozenca, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme e për iniciativa të përbashkëta kulturore. Majko propozoi firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi mes dy Ministrave të Diasporës dhe Institutit Arbëresh dhe gjithashtu caktimin e një datë dedikuar arbëreshëve në Parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës.