Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji më të zgjuar, zbulimi i makinës më të mirë për të blerë në 2025 mund të jetë sfidues. Për të ndihmuar në përgjigjen e kësaj pyetje, disa i janë drejtuar Inteligjencës Artificiale (Al) dhe kanë kërkuar që ChatGPT të jap një listë të makinave më të mira për të blerë në 2025. ChatGPT zgjodhi Tesla Model 3, Kia EV9, Chevrolet Equinox EV si makinat më të mira elektrike, bazuar në prakticitetin, vlerësimet e ekspertëve, vlerën dhe disponueshmërinë.
Sipas ChatGPT, SUV kanë të bëjnë me shkathtësi, performancë, komoditet, siguri, teknologji dhe vlerë. Zgjidhjet e tij ishin Toyota Grand Highlander Hybrid, Hyundai Santa Fe dhe Mazda CX-50. Për sedanët më të mirë zgjodhi Honda Civic Hybrid, Toyota Camry Hybrid dhe Hyundai Elantra Hybrid, për efikasitetin, besueshmërinë, dizajnin e përditësuar dhe përvojën e përgjithshme të drejtimit.
Ndërsa performanca ishte ajo që chatboti e kishte parasysh kur zgjodhi veturat sportive më të mira. Ato ishin Ford Mustang Dark Horse, Chevrolet Corvette E-Ray dhe Porsche 911 Carrera GTS. Në fund, ChatGPT zgjodhi edhe kamionçinat më të mira. Zgjodhi Ford F-150, Toyota Hundra Hybrid dhe Ram 1500 sepse sipas tij, ato mund t’i bëjnë të gjitha, të tërheqin ngarkesa të rënda dhe të përballojnë udhëtimin e përditshëm, ndërkohë që ndihen rehat dhe modern.
Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur ndodhen në grupe, këto modele gjuhësore krijojnë spontanisht norma sjelljeje dhe konventa shoqërore, ashtu siç ndodh në shoqërinë njerëzore. Ky studim unik, i botuar në revistën Science Advances, është udhëhequr nga shkencëtari italian Andrea Baronchelli, i cili punon në universitetin londinez City, St George’s, sipas agjencisë Ansa.