Gossip Showbiz

Puthje, obsesion dhe një pamje që flet vetë… Çfarë po fsheh Margot Robbie pas rolit të saj më të errët?

Margot Robbie bëri një paraqitje që nuk kaloi pa u vënë re në emisionin “Jimmy Kimmel Live” në Hollywood, duke sjellë me vete atmosferën dramatike të personazhit Catherine Earnshaw nga filmi i ri “Wuthering Heights”.

Aktorja 35-vjeçare, e cila luan përkrah Jacob Elordi në rolin e Heathcliff, u shfaq me një fustan të zi transparent me dantella, që i jepte pamjes një ndjesi misterioze dhe teatrale.

Ajo e kompletoi look-un me taka të larta, syze të errëta, flokë biondë të stiluar në valë të rregullta dhe vathë argjendi të varur, sipas raportimeve të DailyMail.

Gjatë intervistës, Robbie foli hapur për skenat intime me Elordin dhe vizionin e regjisores Emerald Fennell. Ajo sqaroi se, ndryshe nga ajo që ndodh në film, në romanin origjinal të Emily Brontë, Catherine dhe Heathcliff nuk puthen kurrë drejtpërdrejt.

Megjithatë, aktorja e pranoi me humor se versioni i ri nuk i kursen këto momente.

Po, ne puthemi shumë

-tha ajo, duke shtuar se skenat e puthjeve zhvillohen pothuajse në çdo cep të pronës.

Margot, e martuar me producentin Tom Ackerley, zbuloi se publikimi i filmit në Ditën e Shën Valentinit nuk ishte aspak rastësi. Ajo tregoi se e kishte parë filmin në shoqërinë e mikeshave, duke e përjetuar si një eksperiencë argëtuese dhe emocionale njëkohësisht.

Aktorja foli gjithashtu për krahasimet që publiku mund të bëjë mes personazhit të Elordit si Heathcliff dhe rivalit të tij, Edgar Linton, duke pranuar me shaka se kjo mund të shkaktojë debate mes çifteve që do ta shohin filmin.

Robbie ndau edhe detaje nga lidhja e veçantë që krijoi me bashkë-yllin e saj gjatë xhirimeve.

Jam shumë e lidhur me njerëzit me të cilët punoj

-tha ajo, duke shtuar se që në ditët e para në shesh xhirimi ishte vazhdimisht e vetëdijshme për praninë e Jacob Elordit.

Edhe vetë aktori ka konfirmuar se mes tyre ekzistonte një lloj “obsesioni të ndërsjellë”, pasi qëndronin gjithmonë pranë njëri-tjetrit gjatë xhirimeve.

Filmi i ri pritet të dalë së shpejti dhe ofron një interpretim modern, emocional dhe më të guximshëm të romanit klasik të Emily Brontë, ku Margot Robbie dhe Jacob Elordi sjellin në ekran një dinamikë të mbushur me tension, pasion dhe mister.