Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Mark Zuckerberg po ndërton një Agjent AI që t’i bëjë punët për të. Pra jo thjesht “asistent”, por praktikisht një version tjetër i vetes që punon 24/7… pa ankesa dhe pa pushim kafeje.
Shefi i Meta po zhvillon një “AI agent” që mund të kërkojë informacion, të analizojë raporte dhe madje të marrë vendime më shpejt se ai vetë. Me pak fjalë: në vend që të kalojë nëpër email-e, mbledhje dhe hierarki kompanie… ai thjesht pyet AI-n dhe merr përgjigjen direkt. Është si të kesh një shok që i di të gjitha… dhe nuk të thotë kurrë “prit pak se jam busy”.
Kjo është pjesë e një strategjie më të madhe: Meta po përpiqet të thjeshtojë strukturën e kompanisë dhe të bëjë që çdo punonjës të ketë “superfuqi” me AI. Madje, brenda kompanisë përdorin mjete si “Second Brain” për dokumente dhe “My Claw” — një lloj asistenti personal që komunikon me AI-t e të tjerëve. Po, po… AI që flet me AI tjetër, ndërkohë ti akoma po pret reply në WhatsApp.
Ideja është që ekipet të bëhen më të vogla, puna më e shpejtë dhe vendimet më të drejtpërdrejta. Pra nga “duhet të pyesim shefin e shefit të shefit”… në “AI, më jep zgjidhjen”.
Tani, realiteti: kjo tingëllon super futuriste, por edhe pak scary. Sepse kur shefi ka një AI që punon për të… çfarë ndodh me ne të tjerët? A do kemi dhe ne nga një “mini version” të vetes që punon në vendin tonë?