I eliminuari i mbrëmjes së të shtunës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Marko Luca, ishte i ftuar në emisionin Fan Club, ku sqaroi një nga momentet më të komentuar të qëndrimit të tij në shtëpi.
I pyetur nga moderatorja Kiara Tito për veprimin ndaj Stenaldos, kur i mbylli derën në fytyrë, këngëtari u shpreh i penduar dhe theksoi se gjithçka kishte qenë një keqkuptim.
U habita që ishte bërë aq e madhe jashtë. Unë e dua shumë Stenaldon si person. Kemi diskutuar shumë për jetën, për muzikën që na lidh me njëri-tjetrin. E dua shumë si person, jo si lojtar
-u shpreh ai.
Marko sqaroi se nuk kishte qenë pjesë e debatit në atë moment dhe se veprimi i tij nuk kishte prapavijë negative.
Shkova t’ia mbyllja derën me shaka. Kur e pashë që ishte nxirë në fytyrë, e lashë dhe dera mbeti hapur. U habita që kjo gjë ishte keqkuptuar jashtë. I kërkoj shumë ndjesë publikut
-tha ai.
Kujtojmë që Marko u eliminua pas një televotimi kokë më kokë me Greta Kazazi. Të dy përfunduan në nominim pas mbërritjes së një zarfi të zi, si pasojë e disa veprimeve të konsideruara të pahijshme brenda shtëpisë.