Marrëveshja për burimet natyrore e nënshkruar mes Uashingtonit dhe Kievit është një “hap i rëndësishëm” drejt përfundimit të konfliktit në Ukrainë, deklaroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
Marrëveshja e shumëpritur, e cila i lejon Uashingtonit të shfrytëzojë rezervat e gjera minerale të Ukrainës në këmbim të ndihmës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, u nënshkrua të mërkurën.
LEXO EDHE: Franca akuza Rusisë: Inteligjenca ruse prapa sulmeve kibernetike të nivelit të lartë
Vlen të përmendet se dokumenti nuk përfshin asnjë dispozitë që SHBA të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, pavarësisht se ky është “një nga qëllimet e saj fillestare”, siç raportohet nga Reuters. New York Times tregoi se koncepti i garancive të sigurisë u hodh poshtë nga SHBA-të “në fillim të procesit”.
Në një postim në X të enjten, Rubio falënderoi udhëheqjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nën të cilën u nënshkrua marrëveshja. Rubio e quajti atë “një moment historik në prosperitetin tonë të përbashkët dhe një hap të rëndësishëm në përfundimin e kësaj lufte”.
Negociatat për marrëveshjen u zgjatën për disa muaj, megjithëse të dyja palët synonin ta finalizonin atë gjatë vizitës së presidentit ukrainas Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në fund të shkurtit. Takimi i transmetuar në televizion çoi në një përballje të tensionuar gjatë së cilës Trump akuzoi udhëheqësin ukrainas për mosmirënjohje dhe “luajtje bixhozi me Luftën e Tretë Botërore”.