Rajoni

Masakër në Prizren, babai vret vajzën 15 vjeçe!

Masakër në një familje në qytetin e Prizrenit, ku një person theri për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare.

Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

Dyshohet se agresori goditi me thikë gruan dhe dy vajzat e mitura. Nga terreni ka raportime se vajza tjetër 10 vjeçare  është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po i nënshtrohet trajtimit mjekësor në QKUK. I dyshuari u vu në pranga. Policia po heton rrethanat e krimit makabër e priten më shumë informacione orët në vijim.

Paraprakisht, burime mediatike konfirmojnë se personi i dyshuar është Mehmet Görenç, i cili pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.