Auto & Moto

Maserati mendon për miliarderët, prezantohet “bisha” që do të mund të përdoret vetëm në pista!

Maserati e ka çuar në një nivel krejt tjetër makinën MC20, që e prezantoi në fund të vitit 2020. Rezultati është Project24, një model që do të prodhohet në vetëm 62 njësi dhe që do të mund të përdoret vetëm në pista, jo në rrugë. “Perla” e re e Maserati do të jetë vetëm për miliarderët që duan të provojnë adrenalinën e cirkuiteve. Motori i Maserati Project24 do të ketë 740 kuaj fuqi, ndërkohë që vetë makina do të jetë shumë e lehtë, me një peshë prej më pak se 1250 kg.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Marka e famshme e makinave Porsche ka vendosur që të nxjerrë në treg një seri të re me akullore. Në bashkëpunim me Pretty Cool Ice Cream, Porsche prodhoi akullore me shije të ndryshme, ndërkohë që në ambalazh ka zgjedhur disa nga modelet më ikonike të krijuara prej saj.

Sipas Ayesha Coker, zv/presidentja e marketingut e Porsche, ky ishte një projekt argëtues.

Kemi krijuar shije fantastike që i kemi kombinuar me ngjyrat e makinave tona.