Auto & Moto Food & Drink

Porsche nxjerr në treg serinë e re… me akullore!

Marka e famshme e makinave Porsche ka vendosur që të nxjerrë në treg një seri të re me akullore. Në bashkëpunim me Pretty Cool Ice Cream, Porsche prodhoi akullore me shije të ndryshme, ndërkohë që në ambalazh ka zgjedhur disa nga modelet më ikonike të krijuara prej saj.

Sipas Ayesha Coker, zv/presidentja e marketingut e Porsche, ky ishte një projekt argëtues.

Kemi krijuar shije fantastike që i kemi kombinuar me ngjyrat e makinave tona.

Këto akullore kanë dalë në treg vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rikujtojmë, se në vitin 2020, një Porsche 550 Spyder e vitit 1955, dikur në pronësi të djalit të Picasso-s, bëri bujë kur u listua për shitje. Një version i ngjashëm u shit së fundmi për 4,185,000 dollarë në Amelia Island. Sipas medieve të huaja, makina u ofrua në një ankand të Bonhams më 3 mars në Klubin e Golfit Fernandina Beach në Florida.

Ndoshta një nga modelet më të rëndësishme të Porsches të prodhuara ndonjëherë, 550 Spyder ishte makina e parë garash e markës, që debutoi në vitin 1953. Trupi i saj u modelua sipas prototipit Porsche 356/1 të vitit 1948 të projektuar nga Ferry Porsche, por ishte shpejtësia dhe shkathtësia e automjetit që e bëri atë legjendën e automojeteve.