Aktori i njohur Matthew McConaughey dhe bashkëshortja e tij, modelja Camila Alves, ishin në qendër të vëmendjes gjatë premierës së filmit të ri “The Lost Bus”, të mbajtur në Londër.
Çifti u shfaqën të pandashëm dhe ndanë një puthje të ëmbël në tapetin e kuq, duke treguar lidhjen e tyre të fortë që ka rezistuar ndër vite.
55-vjeçari McConaughey mahniti me një kostum gri trepjesësh, ndërsa Camila tërhoqi sytë me një fustan të bardhë elegant dhe taka stiletto.
Në event mori pjesë edhe aktorja America Ferrera, e cila u dallua me një veshje të kuqe të ndezur.
Një moment i veçantë ishte përfshirja e djalit të McConaughey, Levi, në projekt. Aktori e mbështeti atë gjatë audicionit dhe regjisori Paul Greengrass e pranoi menjëherë pasi pa performancën e tij.
Përveç “The Lost Bus”, McConaughey ka disa projekte të tjera në zhvillim, përfshirë një thriller kriminal, një serial të ri për Netflix dhe një komedi për Apple TV+ me aktorin Woody Harrelson.