Aktualitet Sociale

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje: 360 ngelës, vetëm 366 maturantë ekselentë!

Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të lëndeve me zgjedhje, një provim që vjen pas testit të Matematikës.

Provimet me Zgjedhje i kanë kryer në total 25 872 maturantë. 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

LEXO EDHE: Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës: 673 ngelës, vetëm 166 maturantë ekselentë!

Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72.

Maturantët iu nënshtruan fillimisht provimit të gjuhës së huaj, më tej atij të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe provimit të matematikës.  Lënda me zgjedhje ishte provimi i fundit i Maturës Shtetërore, përpara se secili nxënës të zgjedhë degën për arsimin e lartë.

Shikoni këtu notën tuaj