Bota

May dhe Juncker zhvillojnë bisedime “konstruktive” për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i kanë përshkruar bisedimet e tyre për ndryshimin të marrëveshjes së Brexitit si “të fuqishme por konstruktive”, përmes një deklarate të përbashkët. Presidenti Juncker theksoi se marrëveshja për tërheqje nuk mund të ndryshohet si dëshiron kryeministrja britanike.Megjithatë ai tha se Bashkimi Evropian është i hapur për ndryshime të termave në dokumentin që përcakton marrëdhëniet e së ardhmes mes BE-së dhe Britanisë.