Sipas qeverisë amerikane, ditën e sotme ka nisur testimi i një vaksine të mundshme që pritet të parandalojë apo mjekojë Koronavirusin e ri, shkruan “Fox 5”.
Instituti i Shëndetit në SHBA do të mundësojë për herë të parë testimin në njerëz të dozës së anti-virusit në disa pacientë anonimë duke filluar nga dita e sotme. Përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit theksuan se pavarësisht këtij eksperimenti, do të duhen të paktën 18 muaj për vlerësimin e plotë të kësaj vaksine.
Testi do të bëhet me 45 persona të cilët nuk janë mbartës të Covid-19, për të parë nëse kjo vaksinë përmban apo jo efekte anësore. Secilit person do t’i injektohen doza të ndryshme të vaksinës për të vëzhguar reagimin e trupit dhe sistemit imunitar.
Vende të ndryshme janë gjithashtu duke testuar vaksina të tjera teksa Koronavirusi vazhdon të zgjerojë territor. Shumë studiues janë fokusuar në gjetjen e një vaksine që thjesht do të lehtësojë simptomat e Covid-19 për 1 apo 2 muaj për të ulur sado pak shkallën e vdekshmërisë.