Luiz Ejlli për muaj të tërë u konsiderua si fenomen në lojën e “Big Brother VIP Albania 2”. Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të këtij ‘reality-show’ duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pas daljes së tij nga “BBV”, këngëtari është bërë mjaft aktiv nëpër koncerte dhe me projekte të reja muzikore, teksa është dhe aktori kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë“.
Gjatë aventurës së tij në “Big Brother VIP Albania”, Luizi kishte krijuar një pëlqyeshmëri të madhe nga jashtë, shumica prej të cilëve e quanin “luani i shtëpisë”. E mesa duket, epiteti i luanit po vazhdon ta shoqërojë atë edhe pas mbarimit të spektaklit.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, këngëtari shkodran mund të shihet teksa po ngiste makinën, teksa para i del një kamion me një baner të madh, ku mund të shihej fotografia e Luizit dhe një luan. Pasi e pa këtë, Luizi nxiton që të dalë nga makina dhe të takojë shoferin, duke i thënë të ndalojë kamionin. Më pas, ai bën fotografi krah banerit të madh të këtij kamioni, ku ishte vendosur imazhi i tij, dhe shkruhej:
Me ty kampion.
View this post on Instagram
Ndërkohë, para disa javësh, fituesi i ‘BBV 2’ solli për ndjekësit e tij një tjetër projekt muzikor me titull ‘Përjetësisht’. Kënga e tij mori vëmendjen e publikut dhe brenda pak minutash arriti mbi 100 mijë klikime. Përmes vokalit të tij të jashtëzakonshëm dhe interpretimit të ndjeshëm, Luiz Ejlli ka arritur të transmetojë ndjenjat dhe emocionet e këngës në mënyrë të mahnitshme. “Përjetësisht” u kthye në një nga hitet më të dëgjuara në radio dhe platformat muzikore. Ndërkohë, dje ka ardhur një tjetër lajm i mirë për fansat, teksa kënga e suksesshme erdhi plot ritëm në versionin remix realizuar nga Top Albania Radio dhe Dj Benito! Klipin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të TAR në YouTube.