Celebrities Gossip Showbiz

A ka miqësi me Luiz Ejllin? Olta Gixhari përgjigjet përfundimisht!

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Pas ‘armiqësive’ në “BBV2” u duk se për pak kohë u krijua një miqësi mes Luizit dhe Oltës, për shkak se ata ishin të dy pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” si aktorët kryesorë. Më pas qarkulluan disa aludime se gjatë xhirimeve të filmit ata kanë pasur një debat me njëri-tjetrin dhe e pyetur së fundmi nga fansat nëse ka një shoqëri me Luizin, Olta është përgjigjur negativisht.

Olta ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj në Instagram e një prej tyre e ka pyetur se cili është kujtimi më i bukur i fëmijërisë së saj. Olta është përgjigjur se kujtimet më të bukura janë pushimet me familjen dhe ka postuar një foto me prindërit e saj.