Një nënë e re ngjizi një fëmijë të dytë vetëm katër javë pasi mbeti shtatzënë me të parën dhe ajo nuk e kuptoi këtë deri sa lindën foshnjet. Sophie Small, 30-vjeçe, lindi vajzat Holly dhe Darcy në gusht 2020, duke besuar fillimisht se ato ishin binjake. Megjithatë, mamitë mbetën të hutuara nga përmasat e ndryshme të foshnjave. Mjekët më vonë përcaktuan se vajzat, ishin ngjizur me një muaj diferencë për shkak të superfetimit, një fenomen kur një shtatzëni e dytë ndodh menjëherë pas të parës.
“Darcy ishte një fëmijë 32 javësh dhe Holly ishte një fëmijë 36 javësh,”-thanë mjekët. Në faqen e klinikës thuhej se:
Superfetimi është aq i rrallë te njerëzit sa që ka vetëm rreth 10 raste të konfirmuara. Ata janë kaq unikë kur ndodhin. Mundësia që ju të prekeni nga superfetimi është afër zeros.
Holly ka lindur me paralizë cerebrale, e cila prek anën e djathtë të trupit të saj dhe është e paqartë nëse gjendja është rezultat i superfetimit. Mirëpo, kjo është tejkaluar dhe ata janë një familje shumë e lumtur. Rikujtojmë, se kur Kirsty Bryant u bë gruaja e parë në Australi që mori një transplant të mitrës, ajo nuk priste kurrë të mbetej shtatzënë vetëm disa muaj më pas. 30-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni 16-orësh në janar pasi mori një mitër të dhuruar nga nëna e saj, 54-vjeçarja Michelle Hayton. Tashmë Bryant është 7-javëshe shtatzënë.