Deri tani, në të gjithë botën janë mbi 1 milion e 277 mijë të prekur me COVID-19, ku kryeson Amerika me mbi 337 mijë, e ndjekur nga Spanja me më shumë se 131 mijë, ndërsa e treta Italia me rreth 129 mijë. Sipas të dhënave që universiteti amerikan “Johns Hopkins”, përditëson në mënyrë të vazhdueshme, 69 mijë e 527 persona në botë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Numri më i madh i viktimave shënohet në Itali, 15 mijë e 887; e dyta Spanja me 12 mijë e 641, e treta Franca 8 mijë e 78.