Showbiz

Mbi 3 milionë të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën

Ndërsa në botë numri i infektimeve me koronavirus ka kaluar shifrën tre milionë dhe i viktimave 211 mijë, Amerika regjistron bilancin më të rëndë: rreth 1 milionë të prekur e mbi 56 mijë vetë që kanë ndërruar jetë. Presidenti Trump akuzon Kinën se keqmenaxhoi krizën shëndetësore pasi rastet e para u identifikuan në territorin kinez. Madje, shefi i Shtëpisë së Bardhë i kërkon Pekinit dëmshpërblim me një vlerë shumë të lartë.