Megjithëse Covid-19 është shfaqur që nga mesi i muajit nëntor të vitit të kaluar, kulmin e të infektuarve ajo e pati nga fundi i shkurtit dhe gjatë gjithë muajit mars të 2020-ës.
Deri tani janë shënuar më shumë se 37.600 viktima në të gjithë botën ndërkohë që pandemia është shtrirë në mbi 171 shtete.
Sa i përket shteteve që janë rrezikuar më shumë nga Koronavirusi i ri, këto janë 5 vendet me numrin më të lartë të viktimave:
1- Italia: 11,591
2- Spanja: 7,716
3- Kina: 3,305
4- Franca: 3,024
5- Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 3,003